Masa për Henri Çilin, SPAK lë në fuqi hetimin në gjendje të lirë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 16:12 | Kronikë
Masa për Henri Çilin, SPAK lë në fuqi hetimin në

Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit vendosi të hetojë në gjendje të lirë botuesin Henri Çili, duke lënë në fuqi masën e  dhënë më parë nga gjykata e Përmetit. Çili u arrestua në muajin shkurt pas operacionit “Mezhgorani”, ku u vunë në pranga edhe 30 persona të tjerë.

Operacioni nisi fillimisht për falsifikim kartëmonedhash dhe trafik të lëndëve narkotike, por më pas zbuloi tentativën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Sipas prokurorisë Çili dyshohet se, mori përsipër të ndihmonte për lirimin nga burgu të vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të dënuar përkatësisht me burg përjetë dhe 18 vjet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në vitin 2015 në Lazarat.

Në hetime ka rezultuar se, botuesi është përgjuar duke ofruar ndihmë në këmbim të parave dhe pasurive për të ndikuar tek një anëtar i sistemit të drejtësisë, me qëllim lirimin nga burgu të vëllezërve Aliko. Ndaj Çilit rëndojnë 6 akuza, si ushtrimi i  ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, fshehje e të ardhurave dhe pastrim i parave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos