
Deputeti Korab Lita mohoi të ketë kërcënuar Rudina Hajdarin, pasi deputetja tha në foltoren e Kuvendit se është kërcënuar në zyrën e saj.
“Zonja Hajdari ia adresoi kërkesën kryetarit të Kuvendit. Unë jam koleg me zonjën Hajdari dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Nuk e kam kërcënuar unë. Me zonjën Hajdari takohem shpesh në zyrë, por nuk e kam kërcënuar. Unë jam koleg i saj dhe nëse ka terren për kërcënim jam njësoj i rrezikuar edhe unë”, deklaroi Lita. (A2 Televizion)