Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: 36 persona të testuar, asnjë i prekur

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 12:18 | Aktualitet
Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: 36 persona të

Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se deri tani në vendin tonë janë testuar 36 persona për koronavirusin dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, Eugena Tomini, pjesë e Task Forcës kundër koronavirusit, shtoi se 39 udhëtarëve u është rekomanduar vetëkarantinimi në shtëpi.

Kur u pyet në lidhje nëse rastet e testuar janë izoluar gjatë pritjes së daljes së rezultatit të testimit, Tomini tha se karantina nuk është ende në funksion pasi deri tani nuk ka asnjë rast të prekur me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos