Koronavirusi në Shqipëri, masat që do të merren në burgjet e vendit

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 13:16 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, masat që do të merren në

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një mbledhje për të diskutuar mbi masat që do të vihen në zbatim pas konfirmimit të dy rasteve të para të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Zyrtarisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmojnë se është vendosur të mos pezullohen takimet me familjarët. Ndërkohë, po përgatiten ambientet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse nuk ka ndonjë rast konkret të paraqitur tek ndonjë prej të burgosurve.

Kontrolle do të ketë edhe për të gjithë familjarët që do shkojnë për takim. Burimet saktësojnë se DPB ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos