Kundërshtoi dhe dhunoi një efektiv policie, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 08:39 | Kronikë
Kundërshtoi dhe dhunoi një efektiv policie, arrestohet

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi policie.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë.

Sipas policisë, në lagjen "Kastrioti", Fier, 29-vjeçari ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos