Kosova kundër “Mini-Shengen”, qeveria: Iniciativë pa vizion, nuk e mbështesim

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 13:40 | Kosova
Kosova kundër “Mini-Shengen”, qeveria: Iniciativë pa

Inciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonw! Prishtina zyrtare nuk lëkundet në qëndrimin e saj, dhe në ditën kur liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë takohen në Forumin e Bashkëpunimit Rajonal, qeveria e Albin Kurtit e cilëson si nismë pa vision atë të Mini Shengenit. 

Kryeministri Kurti nuk ka marrë pjesë në forumin që po mbahet në Shkup. Në një përgjigjie me shkrim për Radion Evropa e Lirë, qeveria e Kosovës thotë:

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi 'mini-Shengen' është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Ideja e "mini-Shengenit" Ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si organizator i takimit i bëri  thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme e cila sic thotë, krijonin një vizion për zhvillim real në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kundërshtuar vazhdimisht iniciativën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo projekteve që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos