Kosovë-Shqipëri, Shoqatat e alpinistëve në ndihmë të turizmit malor

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 12:29 | Aktualitet
Kosovë-Shqipëri, Shoqatat e alpinistëve në ndihmë

Në Prizren është arritur marrëveshja e parë për bashkëpunim ndërmjet Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetarët e federative dhe përveç bashkëpunimit mes tyre pritet të ndikojë dhe promovojë më shumë turizmin malor në të dy vendet tona.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në Prizren edhe për shkak të domethënies historike që ka ky qytet.

Kryetari i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës u shpreh se marrëveshja mundësone dhe unifikimin e sinjalistikës për shënjimet e shtigjeve në dy vendet tona.

Në këtë marrëveshje bashkëpunimi, është parashikuar që të bëhet edhe themelimi i shkollave të përbashkëta alpine në Shqipëri dhe Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos