
Apple ka nisur bashkëpunimin me gjigandin kinez të pagesave Ant Financial dhe disa banka lokale për të ofruar kredi pa interesa për blerjen e produkteve të saj. Kjo është lëvizja e para e tillë e kompanisë amerikane në Kinë, që synon të rrisë ndjeshëm shitjet e telefonave.
Muajin e kaluar Apple kishte lajmëruar se shitjet e iPhone-ëve në Kinë kishin rënë, për shkak të dobësimit të konsumit.
Kompania po e promovon skemën e re në portalin e saj në Kinë, përmes së cilës klientët mund të paguajnë rreth 53 dollarë në muaj për të blerë një iPhone XS. Klientët gjithashtu mund të këmbejnë modelet e tyre të vjetra për të përfituar këste më të ulëta mujore.
Partneri Ant Financial është gjithashtu krahu i pagesave për gjigandin e tregtisë Alibaba. Apple ka njoftuar gjithashtu bashkëpunimin edhe me Goldman Sachs në Amerikë për të prodhuar karta krediti të lidhura me iPhone-t, që do të ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë paratë e tyre.
Kompania po përpiqet të forcojë të ardhurat nga shërbimet, si aplikacionet, pagesa mobile dhe muzika, për shkak të rënieve në shitjet e iPhone-ëve, çka gjenerojnë edhe fitimet më të mëdha të saj. (A2 Televizion)