Lufta teknologjike, themeluesi i Huawei: SHBA nuk na shkatërron dot

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 12:37 | Teknologji
Lufta teknologjike, themeluesi i Huawei: SHBA nuk na shkatërron dot

Përpjekjes së amerikanëve për të cenuar qasjen e Huawei-t ndaj tregut ndërkombëtar e për të ndjekur penalisht vajzën e tij, themeluesi i gjigandit kinez të teknologjisë i përgjigjet me ton sfidues. “Nuk ka asnjë mënyrë që shtetet e bashkuara të na shkatërrojnë”, tha Ren Zhengfei në një intervistë për BBC.

“Bota ka nevojë për Huawei-n pasi ne jemi më të përparuar. Edhe nëse ata binin vende të tjera të mos përdorin përkohësisht prodhimet tona ne mund ti rregullojmë gjërat. Fakti që shtetet e bashkuara po na shenjëstrojnë, na ka ndihmuar të përmirësojmë produktet e shërbimet”, tha Ren Zhengfei.

Prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomunikacionit në botë po lufton kundër fushatës amerikane për të bindur aleatët të përjashtojnë teknologjinë e Huawei-t nga rrjeti super i shpejtë 5G. Në Australi dhe Zelandën e re operatorët telefonikë janë udhëzuar të kufizojnë përdorimin e Huawei. Një mundësi e tillë po shqyrtohet edhe nga Britani e Madhe dhe Gjermania.

“Unë e kundërshtoj atë qe po bëjnë Shtetet e Bashkuara. Ky akt i motivuar politikisht është i papranueshëm. Uashingtonit i pëlqen të ndëshkojë të tjerët dhe përdor metoda të tilla“.

Qeveria amerikane pretendon se produktet e gjigandit kinez mund te shfrytëzohet nga shërbimet sekrete të këtij vendi për spiunazh. Shefja financiare dhe vajza e themeluesit të Huawei, Meng Wanzhou u arrestua në 1 dhjetor në Kanada me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos