Kukësi gati për 14 majin, rritet numri i votuesve për Bashkinë dhe Këshillin

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 15:17 | Politikë
Kukësi gati për 14 majin, rritet numri i votuesve për

Komisioni zonal i administrimit të zgjedhjeve për bashkinë e Kukësit duket se është gati për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Dokumentacioni i nevojshëm për kandidatët për kryetar të bashkisë dhe këshillit bashkiak janë miratuar, ndërsa numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ka pësuar rritje, referuar listave përfundimtare.

Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile në bashkinë e Kukësit tregon për A2 se nga ka ardhur rritja e numrit të votuesve në bashkinë e Kukësit.

Për Bashkinë e Kukësit janë zyrtarizuar tre kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Safet Gjici kryetari aktual që rikandidon për Partinë Socialiste, Admir Sinamati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” dhe Abedin Oruçi nga partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Ndërsa për këshillin bashkiak kanë paraqitur kandidatë29 subjekte politike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos