Kundërshtohet “Ballkani i hapur”, manifestim para ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 15:37 | Kosova
Kundërshtohet “Ballkani i hapur”, manifestim para

Iniciativa “Ballkani i Hapur” kundërshtohet dhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Organizata Lëvizja për Demokraci zhvilloi një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar dhe kritikuar qëndrimin e kryeministrit, Edi Rama.

Pjesëmarrësit mbanin në duar një baner me fotografi nga lufta e fundit në Kosovë, duke shfaqur krimet serbe mbi popullsinë civile.

https://a2news.com/2021/08/01/albin-kurti-kritikon-nismen-open-balkan-hapje-ndaj-ndikimeve-ruse-e-kineze/

Kryetari i organizatës, Mexhid Ramusa, tha se kundërshton iniciativën “Ballkani I Hapur” pasi Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Ai theksoi se është përkujdesur që kryeministrit Rama t’i rikujtojë lidhjet e presidentit serb, Aleksandër Vucic, me kasapin e Ballkanit, Slobodan Miloshevic. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/29/merr-jete-open-balkan-shqiperia-serbia-dhe-maqedonia-e-veriut-firmosin-shengenin-ballkanik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos