Sot debat parlamentar lidhur me punën 100-ditore të qeverisë Kurti

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 07:38 | Kosova
Sot debat parlamentar lidhur me punën 100-ditore të qeverisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë edhe debati lidhur me punën 100-ditore të qeverisë Kurti. Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 parashikohet edhe zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Rendi i ditës:

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare,

-Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,

-Debat parlamentar lidhur me punën 100-ditore të Qeverisë së Kosovës,

-Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

-Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos