
Shkencëtarët në Britani po zhvillojnë një test për të parë nëse Ibuprofeni mund të ndihmojë pacientët e infektuar me Covid-19.
Ekipi nga 3 spitale të ndryshme beson se medikamenti, i cili përdoret si qetësues, mund të trajtojë vështirësi në frymëmarrje.
Ata shpresojnë se ky trajtim me kosto të ulët mund të mbajë të infektuarit larg respiratorëve. Gjatë fazës së testimit, gjysma e pacientëve në 3 spitalet e zgjedhura në Londër do të marrin Ibuprofen, përveç trajtimit të zakonshëm.
Medikamenti nuk do të jetë i njëjtë me atë që shitet rregullisht në farmaci, por do të përdoret një formulim special.
Vendimi erdhi pas një studimi te kafshët, që tregoi se ilaçi trajtonte sindromën akute respiratore, një nga komplikacionet më të mëdha të koronavirusit. (A2 Televizion)