Kurti për policët e rrëmbyer: Po bëjmë gjithçka për t’i liruar

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 13:30 | Kosova
Kurti për policët e rrëmbyer: Po bëjmë gjithçka

Në deklaratën e fundit për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeveria e tij është duke bërë gjithçka që 3 policët e rrëmbyer nga forcat speciale serbe më 14 qershor të lirohen sa më shpejt.

Kreu i qeverisë kërkoi mbështetjen e ndërkombëtarëve që të dënojnë Serbinë për këtë akt dhe shtoi se javën e ardhshme i dërguar i Kosovës në Beograd mund të takohet me 3 efektivët e rrëmbyer.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti anti-terror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës.

Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/18/osmani-takon-scholz-ne-berlin-pershendesim-qendrimin-e-gjermanise-per-lirimin-e-policeve-tane/
https://a2news.com/2023/06/18/dash-kerkon-lirimin-e-3-policeve-te-kosoves-von-cramon-me-ne-fund/

A2 CNN Livestream

Latest Videos