Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 13:51 | Politikë
Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji janë dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushteutese të zgjedhura nga Parlamenti. Me votim të fshehtë, Toska mori 105 vota pro, nga 84 që i duheshin, po aq sa edhe Papajorgji.

Në listën e dërguar nga KED është edhe emri i Arta Vorpsit, por pas mbledhjes së këshillit të legjislacionit u vendos që ajo të konsiderohet si e emëruar në Gjykatën Kushtetuese nga lista e Presidentit Meta, edhe pse ky i fundit nuk e zgjodhi atë, duke pezulluar procesin.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se sipas KED, duke mos u shprehur Presidenti, Vorpsi është automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. “Këshilli doli në përfundimin që procedura është plotësisht kushtetuese”, tha ai para votimit.

https://a2news.com/2019/11/11/krijimi-i-gjykates-kushtetuese-meta-do-te-zbardhimi-marifetet-e-individeve-te-verber-partiake-dhe-mbledhjet-e-pazbardhura-te-ked/
https://a2news.com/2019/11/11/keshilltari-i-presidentit-brenda-te-merkures-mund-te-kemi-4-anetare-te-gjykates-kushtetuese/

Por pas votimit të sotëm mbetet i pa caktuar fati i zonjës Arta Vorpsi, pasi Presidenca nuk e konsideron të zgjedhur prej saj, ndërsa për Kuvendin konsiderohet si zgjedhje tashmë e konfirmuar. Më herët gjatë ditës, këshilltari i Presidentit për çështjet ligjore, Bledar Dervishi, tha se Kuvendi duhet të zgjidhte sot një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, më pas Presidenti do të zgjidhte anëtarin e dytë, dhe Kuvendi mund të bënte të njëjtën gjë në seancën e radhës, duke i shtuar kështu, sipas tij, katër anëtarë Gjykatës Kushtetuese.

https://a2news.com/2019/11/11/vakancat-ne-kushtetuese-manja-presidenti-kerkon-te-bllokoje-procesin/

Por shumica e quajti këtë qasje të Presidencës si dashakeqe, madje kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se shqetësimi i Metës ishte që në listat e dërguara nga KED të futej edhe bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/11/balla-presidenti-kerkon-te-coje-ne-gjykaten-kushtetuese-bashkejetuesen-e-alibeajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos