Vasili: Është shkelur ligji për botimet në Fletoren Zyrtare

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 13:07 | Politikë
Vasili: Është shkelur ligji për botimet në Fletoren Zyrtare

Në debatin mbi plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese ka folur edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit, binomi kriminal KED-Qeveri, ka konsumuar vepër të rëndë penale duke shkelur ligjin për publikimet në Fletoren Zyrtare. 

Duke iu referuar ligjit përkatës, Vasili thotë se nuk mund të publikohen në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur dhe atyre që vijojnë garën, vendimet e KED publikohen vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.  

“Kush urdhëroi publikisht botimin në Fletoren Zyrtare, pasi qendra e publikimeve zyrtare është në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Drejtësisë? Detyrimin e publikimit të dekreteve të Presidentit, Fletorja Zyrtare e ka me ligj dhe këto dekrete nuk u publikuan kur ishte çështja e shtyrjes së zgjedhjeve. Kush urdhëroi mospublikimin e tyre? Kush ka kurajë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën e dekreteve të Presidentit që janë detyrim ligjor për t’u zbardhur dhe për t’u publikuar në Fletoren Zyrtare nuk e kryen, ndërsa vendimet e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, që nuk duhet të publikohen atje, por në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, i boton? Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka detyrim të botojë dhe të publikojë përmbledhjen e të gjithë procesverbaleve zyrtare të mbledhjeve dhe mbi 99% të këtyre procesverbaleve nuk janë publikuar edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që detyrimi është me ligj”, tha Vasili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos