Tirana, vetëm një fitore në katër ndeshje. Partizani e Kastrioti në ndjekje të kreut

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 15:41 | Futboll
Tirana, vetëm një fitore në katër ndeshje. Partizani e

Tirana u ndal në një barazim pa gola kundër Bylisit, në ndeshjen e javës së katërt të Kategorisë Superiore. Deri tani, përveç këtij rezultati, kampionët në fuqi kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore në kampionat dhe dy humbje. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede gjithsesi u ngjit në vend të katërt në renditje.

Fitore të rëndësishme jashtë fushës së tyre arritën Partizani dhe Kastrioti, që ndjekin Vllazninë në krye të Superiores. Të Kuqtë mundën 0-3 Apoloninë në Fier, ndërsa krutanët mposhtën Skënderbeun me rezultatin 1-2.

Pasdite, Kukësi pret Laçin ndërsa Vllaznia kërkon të ruajë vendin e parë në sfidën e vështirë në Durrës kundër Teutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos