
Shumë përpjekje për të mos u larguar. Një muaj më parë do të ishte një hap larg shkarkimit teksa një fitore në miqësore ndaj Uellsit do ti jepte frymëmarrje për të vijuar projektin me përfaqësuesen tonë.
Lajmi i një largimi të mundshëm të Christian Panuccit nga kombëtarja shqiptare është një “rrufe në qiell” të hapur që ngre shumë pikëpyetje. Për analistët e futbollit konkretizimi i një lëvizje të tillë padyshim që do të ndikonte në ecurinë e kombëtares, por do të ishte një lëvizje e gabuar edhe për vetë teknikun italian.
“Një kthim tani në Itali do të ishte një ‘autogol’ për të sidomos në një skuadër si Roma ku gabimet nuk të falen, ashtu siç i ka ndodhur me Kombëtaren tonë. Të mos harrojmë që presidenti Duka para një muaji ishte ai që i rinovoi besimin trajnerit, ndërsa të gjithë tifozët ishin kundër qëndrimit të tij”.
Anton Cicani, kryeredaktor i Telesport.
“Praktikisht Panucci ishte i larguar pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, por ishte këmbëngulja e Dukës që e mbajti. Për mënyrën se si kanë shkuar gjërat, për faktin që i bindi lojtarët që ky do të jetë trajneri edhe në eliminatoret e ardhshme, një dëm e bën. Së pari, kush do që të vijë do ta nisë me ndeshje zyrtare dhe nuk ka mundësi të eksperimentojë”.
Jetmir Halilaj, kryeredaktor i Panorama Sport.
E ardhmja do të mësohet pas kthimit të tij nga kontinenti amerikan pasi Panucci aktualisht është duke shijuar pushimet me familjen në Republikën Domenikane. (A2 Televizion)