
Ai është 37 vjeç, por vazhdon të shënojë sikur të ishte në fillimet e karrierës së tij. Është fjala për sulmuesin bask të Athletic Bilbao, Aritz Aduriz, i cili ka realizuar një penallti në një mënyrë mjaft të veçantë.
Nëse jemi mësuar që arbitri vërshëllen dhe lojtari merr hov për të goditur, me Aduriz nuk ndodhi fare kështu, pasi ai godet menjëherë dhe i befason të gjithë, sigurisht i pari që e pësoi ishte portieri! (A2 Televizion)