LSI “lan duart” për inceneratorët, Kryemadhi: Angazhime personale të Lefter Kokës

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 14:26 | Politikë
LSI “lan duart” për inceneratorët, Kryemadhi: Angazhime

Lëvizja Socialiste për Integrim “lau duart” nga ish-ministri i saj, Lefter Koka, që u padit nga demokratët si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal sa i përket inceneratorit të Tiranës.

Kryetarja Monika Kryemadhi refuzoi çdo përgjegjësi, qoftë edhe morale, duke e cilësuar firmën e ish-ministrit të LSI si një angazhim personal të tij.

“LSI nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për sa i përket angazhimit personal të secilit prej nesh. LSI do të mbante përgjegjësi nëse do të kishte qenë palë në këtë miratim. Sa i përket inceneratorëve, Vasili ka qenë i pari që i ka kundërshtuar edhe pse ndërhyrja e zotit Koka për të mbyllur gojën ka qenë e shpeshtë. Unë kam qenë në krye të protestës sa i përket inceneratorit të Fierit”, u shpreh Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos