Rama me ministrin e Jashtëm grek: “Deti”, në instancat ndërkombëtare. Dendias: Do ta zgjidhim dhe ligjin e luftës

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 13:43 | Politikë
Rama me ministrin e Jashtëm grek: “Deti”, në instancat

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias, kryeministri Rama u shpreh se është rënë dakord që çështja e detit të trajtohet në instancat ndërkombëtare.

“Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi "i" në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri paralajmëroi se bisedime shumë pozitive janë duke u zhvilluar mes dy vendeve për heqjen e ligjit të shumë-debatuar të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë. Gjithashtu, kreu i qeverisë bëri me dije se kanë nisur bisedimet mes dy qeverive për të organizuar një mbledhje të përbashkët për të trajtuar çështjet me rëndësi për njerëzit në të dyja anët e kufirit.

https://a2news.com/2020/10/20/rama-diskutime-te-rendesishme-per-heqjen-e-ligjit-te-luftes-se-shpejti-mbledhje-mes-dy-qeverive/

“Kemi rënë dakord për një mbledhje të parë mes dy qeverive për t’u marrë me çështje  që kanë rëndësi për njerëzit. Çështjet e patriotizmit nacional-folklorik nuk janë të qeverive tona. T’i japim një shtysë kësaj marrëdhënie dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe dhe prosperitet për të gjithë. Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur, por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë”, u shpreh Rama.

https://a2news.com/2020/10/20/ligji-i-luftes-dendias-jam-i-sigurt-se-edhe-kete-do-ta-zgjidhim/

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas, tha çështja e ligjit të luftës me Shqipërinë që është ende në fuqi në vendin e tij, do të zgjidhet shumë shpejt. “Sa i përket ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm, jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim. Dhe është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”.

Dendias konfirmoi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. “Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dy vendet, e madje kam dëgjuar me interes të lartë dakordësinë e zotit Rama se zgjidhja e kësaj çështjeje do të ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së, të nënshkruar nga të dy vendet. Kemi rënë dakord që Shqipëria dhe Greqia ta kalojë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/20/rama-ne-konference-me-dendias-dakord-te-zgjidhim-ne-fryme-konstruktive-te-gjitha-ceshtjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos