“Maskat”, Rama reagon ndaj Metës: I intereson vetëm të helmojë dhe të dëshpërojë popullin

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 12:56 | Politikë
“Maskat”, Rama reagon ndaj Metës: I intereson vetëm

Ditën e hënë, presidenti Ilir Meta u shpreh kategorikisht kundër vendosjes së gjobës për maskat në faturën e OSHEE, ndërsa u shpreh pro mbajtjes së saj. “Nuk është zgjidhje që t’i lësh njerëzit pa drita dhe t’i bësh shantazhe”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, pas deklaratës së presidentit ka reaguar kryeministri Rama, i cili u shpreh se për Metën “nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveçse si të helmojë dhe të dëshpërojë popullin e tij”.

“Ne aplikojmë gjoba, prej ditës së parë. Kemi vendosur një gjobë për maskën dhe çohet Presidenti i Republikës dhe flet për gjobën, maskat, si shantazh ndaj lirive e të drejtave të njeriut. Për të, i cili vetëm President i Republikës nuk është, nuk ka rëndësi, fare, asgjë tjetër përveçse si të helmojë dhe të dëshpërojë popullin e vet. Këtë e bën që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë çfarë të mundet për atë SH.P.K e tij të falimentuar nga helmi dhe nga dëshpërimi. Këtu nuk luhet. Imagjinoni Mbretëreshën e Anglisë dhe të dalë duke thënë se gjoba për maskën, e cila në Britani është nga më të lartat, është shantazh i lirive dhe të drejtave.

Sot, gjoba në Nju Jork shkon deri në 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave, në Europë, shkon mesatarisht 1 mijë euro dhe gjobat që shkojnë deri në ekstreme si një çift që puthen në park ku s’kanë njerëz hanë gjobë se s’kanë të njëjtën adresë. Si mund të thuash shantazh, si mund të bësh karshillëqe të tilla, sikur je në pyll”, u shpreh Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos