Luan Rama: LSI pretendon 3 mandate në Vlorë, do të kemi rezultat surprizë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 01:38 | Politikë
Luan Rama: LSI pretendon 3 mandate në Vlorë, do të kemi rezultat

Luan Rama, drejtuesi i politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Vlorës, u shpreh në A2 se partia ku ai bën pjesë pretendon 3 mandate në këtë qark.

“Është një situatë interesante, pasi nga informacioni që ne kemi na rezulton një pjesëmarrje e mirë e votuesve të LSI dhe presim një rezultat me dyfishin e votave që kemi pasur 4 vite më parë. Kemi indikacione që ky lloj trendi, si për shembull në zonën e Selenicës, të vazhdojë edhe më tej. Pretendojmë të dyfishojmë votat, që përkthehen në 3 mandate në Vlorë.

Ne kemi zhvilluar një fushatë intensive në Vlorë dhe presim të kemi rezultate surprizë në kuptimin pozitivë në qytetin e Vlorës, Sarandë. Kemi prekur shtresa votuesish që nuk kanë qenë pjesëmarrës në votime, por edhe që kanë qenë votues të PS dhe nuk e kanë gjetur më veten aty.

Vlora ka bërë gjithmonë kthesa në interes qytetare. Ne do të jemi mazhorancë edhe në qarkun e Vlorës”, tha Luan Rama për A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos