Po ashtu si ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, vizitoi një qendër numërimi në Tiranë pas mesnate.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca bëri të ditur se ka vizituar qendrën e numërimit në Muzeun Kombëtar në Tiranë, aty ku ka nisur procesi.
Ai bën thirrje që ky proces të vijojë me integritet dhe përgjegjësi.
Më herët, Yuri Kim ishte e pranishme në njësinë 5 në kryeqytet, e shoqëruar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )



