Shano: Kemi një situatë ku mund të fitosh votën popullore, por jo mandatet e duhura për të qeverisur

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 00:24 | Politikë
Shano: Kemi një situatë ku mund të fitosh votën popullore,

Ekonomisti Dritan Shano deklaroi në A2 se “nëse do të ishte lejuar koalicioni i përbërë, nuk do të kishim asnjë hezitim për të folur” mbi rezultatin e zgjedhjeve.

“Nëse do të ishte lejuar koalicioni i përbërë, nuk do të kishim asnjë hezitim për të folur. Unë kam këmbëngulur që koalicioni ishte kleçka dhe ja ku jemi sot, kur kemi një situatë ku mund të fitosh një votë popullore, por jo mandatet e duhura për të qeverisur”, u shpreh Shano.

Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, Shano theksoi: “Ne votojmë masivisht dhe kjo lidhet me peshën e madhe që ka shteti në buxhetet familjare. Mungesa e dakordësisë për 30 vite na ka lënë të fundit në rajon në të gjitha proceset e mundshëm, në një kohë që deri në një moment të caktuar kemi qenë përpara të gjithëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos