Alfred Rushaj, drejtuesi i fushatës së PD-së, pati një deklaratë për mediat, ku falënderoj qytetarët, duke u shprehur se ata sot çuan në shtëpi Edi Ramën.
“Sot është një ditë e madhe, një ditë e një fitoreje të madhe e për të gjithë Shqipërisë. Sot, qytetarët e të gjithë Shqipërisë vendosën ta çojnë Edi Ramën në shtëpi, sot ata i thanë stop dhe mposhtën një regjim; sot ata çuan në shtëpi një njeri që i vodhi kuvendin, i vodhi të dhënat; sot qytetarët votuan për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Unë ju falënderoj me zemër që vendosët t’i jepni fund një regjimi”, u shpreh Rushaj. (A2 Televizion)