Beqaj: PS e ka arritur objektivin në Shkodër, Tom Doshi s’do të ketë asnjë rol në qeverisje

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 00:27 | Politikë
Beqaj: PS e ka arritur objektivin në Shkodër, Tom Doshi s’do

Ilir Beqaj, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, foli për A2 për procesin, por edhe pritshmëritë që ai ka në këtë qark.

Beqaj u shpreh se objektivi për 4 mandate në Shkodër është arritur për PS. “Ne jemi të kënaqur. Bazuar nga çfarë ne prisnim të dilnin për të votuar nga mbështetësit tanë, në të gjithë qarkun, atë objektiv edhe e kemi tejkaluar. Objektivi bazë i vendosur nga kryeministri ka qenë për 4 mandate dhe është i konsoliduar”.

I pyetur nga gazetari Armand Bajrami, nëse PS do të tentojë një qeveri hibride nëse nuk do të arrijë 71 mandate, ai u përgjigj: “Kjo është një çështje që nuk mund të diskutohet sonte, por nëse ka qenë një pyetje me “nëse”, sot, me atë që kanë kutitë e votimit me çfarë na nxjerrin edhe exit-poll-et, nuk ndodh dhe s’kam përgjigje”.

Për përfshirjen e mundshme në qeverisje të PSD-së së drejtuar nga Tom Doshi, Beqja u shpreh se përgjigjen e ka dhënë Rama më herët.

“Kryeministri është shprehur qartë prej muajsh që Tom Doshi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisje. Kështu që ka një përgjigje që është dhënë prej kohësh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos