Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 21:34 | Kronikë
Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Tiranë

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K..

15-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos