Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken, akuzohet për neglizhencë në trajtim

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 16:45 | Kronikë
Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken,

Ndaj një mjekeje 51-vjeçare, banuese në Tushemisht, Pogradec, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes së një foshnje, që ndërroi jetë.

“Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë”, bën të ditur policia.

A2 ka mësuar se fëmijë ka lindur në javën e 24 të shtatzënisë. Kur ka lindur ishte pa shenja jete më pas familjarët pas 3 orësh kanë dëgjuar foshnjën të qajë në dhomën ku ishte vendosur. Edhe pse u nis në Tiranë, foshnja ndërroi jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos