Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, dy të tjerë në spital

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 17:11 | Kronikë
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, dy të

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Shqipëri. Mësohet se 60-vjeçari Andrea Haxhiaj ka ndërruar jetë pas zjarrit që ka përfshirë fshatin “Asim Zeneli” në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër.

Mësohet se 60-vjeçari u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person.

Pak më herët, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri thirrje banorëve që të jenë më bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos