Sekuestrohen heroinë, kokainë dhe cannabis sativa, pranga dy personave në Durrës

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 10:11 | Kronikë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa është ndaluar një tjetër, i dyshuar si autor i 8 vjedhjeve në këtë qytet.

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin, Dejvid Karaboja, pasi gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën 40 porcione me heroinë dhe 11 porcione me kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Po kështu në pranga ka rënë edhe 37-vjeçari Denis Kapidani, pasi në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në subjektin e tij, në një ambient në Durrës, në pronësi të tij. Gjatë kontrollit iu gjetën disa sende të kundraligjshme, si makineta për lojëra fati, lëndë narkotike cannabis, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati. 

Ndërkaq polica ka zbardhur edhe 8 vjedhjet e ndodhura gjatë muajve qershor-korrik, në lagjen nr. 13 në Durrës, ku ka ndaluar si autor të dyshuar 19-vjeçarin, Andrea Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos