Vatër e madhe zjarri në një fshat në Gjirokastër

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 18:59 | Kronikë
Vatër e madhe zjarri në një fshat në Gjirokastër

Zjarr i madh poshtë fshatit Dhoksat në Njësinë Administrative Lunxheri në Gjirokastër.

Zjarri po avancon në zonat e mbjella me drurë frutore, sidomos në vreshtari në fshatrat Dhoksat dhe Nokove.

Zjarrfikëset e Gjirokastrës po operojnë me vështirësi pasi qëndron ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Palokastër, çka pamundëson menaxhimin nga ana e PMNZSH.

Zjarri vlerësohet i rrezikshëm në Lunxheri dhe në një sipërfaqe të madhe. Deri tani janë djegur 3 hektarë kullotë, ndërkohë që po rrezikohet djegia e 5 hektarëve drurësh frutorë, kryesisht vreshtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos