Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një shtyllë. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 persona.
Mësohet se të plagosurit janë drejtuesi i makinës, shtetasi F. F dhe pasagjerët D.F, R.F dhe , A.F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. (A2 Televizion)