“Plazhi i lirë”, lirohen rreth 3500 m2 plazh, 10 të proceduar në Durrës e Lezhë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 10:51 | Kronikë
“Plazhi i lirë”, lirohen rreth 3500 m2 plazh, 10 të

Policia e Shtetit, në bazë të operacionit “Plazhi i lirë”, ka bërë të mundur lirimin dhe vënien në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në Durrës ka nisur procedimi penal ndaj 7 shtetasve, mes të cilëve edhe ndaj Drejtorit të Taksave në bashki, Luan Dajko.

“3 shtetas, pronarë të  subjekteve tregtare për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Zënia e hapësirave publike", 3 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike".

Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale "Shpërdorim detyre", njofton policia.

Po ashtu, në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos