Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi ka shkaktuar një aksident në rrugën “Transballkanike”, ndërsa ishte në gjendje të dehur.
Personi i arrestuar është shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ai u përfshi në një aksident, i cili u mbyll fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Pas kontrollit nga policia është konstatuar se 25-vjeçari ishte në gjendje të dehur. (A2 Televizion)