Berisha mesazh komisionerëve para referendumit. Basha mbledh kryesinë para kuvendit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 19:14 | Politikë
Berisha mesazh komisionerëve para referendumit. Basha mbledh kryesinë

Një ditë para mbajtjes së referendumit, i cili do të ratifikojë vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh komisionerëve, ku kërkon përpjekjet maksimale për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.

“Mesazh: drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshëndetje të përzemwrt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim”.

Berisha thekson s enë këtë referendum rëndësi ka transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote.

“Për ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos