Mbyllja e dosjes 184, PD ankimon vendimin e Prokurorisë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 14:02 | Politikë

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje.

Pas kësaj, do t’i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

https://a2news.com/2020/12/18/shitblerja-e-votes-prokuroria-kerkon-pushimin-e-ceshtjes-per-imer-lalen-arben-keshin-e-dionis-imerajn/

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

Dje, Bardhi u shpreh se “drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 dhe pushimin e çështjes për urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur me Edi Ramën”.

https://a2news.com/2020/12/18/bardhi-drejtesia-nuk-beri-drejtesi-me-dosjen-184/

“Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”, lexohet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos