Pushimi i hetimeve për dosjen 184, Vokshi: Pingpongu është urdhëruar nga Rama

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 20:16 | Politikë
Pushimi i hetimeve për dosjen 184, Vokshi: Pingpongu është

Për ish-deputeten demokrate Albana Vokshi pushimi i hetimeve për dosjen 184 është urdhëruar nga Rama, edhe pse ka qenë një nga kushtet kryesore të integrimit në BE  Ajo thotë se vonesa është e qëllimshme në mënyrë që të mos ndëshkohen autorët e vërtetë, që sipas saj janë Rama, Gjiknuri, Balla, Qefalia dhe Imer Lala.

“Dosja 184 kanë qenë pjesë  e kushteve të vendosura nga BE për integrimin. Çdo partner kishte pritshmërinë që për krimin elektoral të pasqyruar në dosjet 184 dhe 339 do të ndëshkohej. Pingpongu me dosjen 184 është urdhëruar nga Rama, vonesë e qëllimshme në mënyrë që autorët e vërtetë që është Rama organizatori kryesor dhe Gjiknuri Qefalia, Balla, Imer Lala e me radhë të mos ndëshkohen. PD ka ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin për ndëshkimin e krimit elektoral”.

Si koordinatore e PD-së në 5 qendra votimi në Maqellarë në atë kohë, Vokshi dëshmon bashkëpunimin e Taulant Ballës dhe Artan Gaçit me personazhe të krimit atje, të cilët thekson vokshi duhet të shkojnë para drejtësisë.

“Unë kam qenë pjesë e grupeve të punës së PD dhe kam qenë koordinatore e PD në 5 qendra votimi në Maqellarë. Kam parë me sytë e mi si Balla e Gaçi bashkëpunonin me personazhe të krimit të organizuar duke ushtruar shantazh. Asnjë nga këta nuk janë në dosjen 184. Organizatorët janë Rama, Balla, Gjiknuri, Tahiri dhe këta duhet të shkojnë para drejtësisë, pandëshkueshmëria duhet të marrë fund njëherë e mirë”.

Ajo shprehu vendosmërinë se në momentin e parë që zbardhja e vendimit të dosjes 184 të mbërrijë në PD, ajo do ta vijojë çështjen në mënyrë institucionale.

Protesta për Klodian Rashën, Vokshi: PD në pushtet do t‘i çojë para drejtësisë urdhëruesit e dhunës

E pyetur për protestën e shkaktuar pas vrasjes së 25-vjeçari Klodian Rasha nga një efektiv policie dhe pjesëmarrjen e të miturve në të, Vokshi tha se të rinjtë kanë shprehur zemërimin pasi kanë humbur shpresën dhe sigurinë për të ardhmen.

“Nuk kanë qenë vetëm të mitur, por edhe familjarë, burra, gra të rinj dhe fëmijë që kanë shprehur zemërimin për frustrimin, për mungesën e shpresës dhe të ardhmes së sigurt. Kanë marrë pjesë në protesta pas vrasjes me dashje të një të riu nga një efektiv policie. Askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e një të riu, gjithkush ka një arsye për të protestuar. Edhe unë si nënë do të kisha dalë në protestë nëse do të isha në Tiranë”.

Duke folur për dhunën e ushtuar në protestë, Vopkshi premton se  kur PD të jetë në pushtet çdokush që ka urdhëruar dhunë për qytetarët që protestonin do të shkojë para drejtësisë.

“Në protesta e fundit janë dhunuar dhe gazetarë. Kam kërkuar që institucionet shqiptare të reagojnë ndaj kësaj dhune. Është e papranueshme që një i mitur të rrihet brenda ambienteve të komisariatit dhe çdokush. Kur PD të jetë në pushtet çdokush që ka urdhëruar dhunë për qytetarët që protestonin do të shkojë para drejtësisë. Askush nuk mund të dhunojë të drejtën për të protestuar”.

Vokshi: Asnjë risi, emërimi i Çuçit në Ministrinë e Brendshme

Për Vokshin zgjedhja e Blendi Çuçit në krye të Ministrisë së Brendshme nuk përbën asnjë risi, pasi sipas saj është Rama ai që merr vendimet.

 “Në qeverinë e Ramës emri i një ministri mbetet vetëm emër se është Rama ai që merr vendime që dhunon fëmijët në komisariate e hedh gaz mbi ta. Shkaktari kryesor i humbjes së shpresës nga të rinjtë e dhunës sistematike ndaj tyre qoftë dhe dhuna psikologjike e fizike te qytetarët shqiptarë shkaktar është Edi Rama. Çuçi nuk përbën asnjë risi e ndryshim, është pjesë e rilindasve dhe jo e pjesës së militantëve të PS-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos