
Gjykata e Posaçme e Apelit njofton moszhvillimin e seancës së planifikuar ditën e sotme ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të bashkëpandehurit të tij, Jaeld Çela.
Gjykata saktëson në njoftim se çështja në fjalë nuk është çështje e ngutshme, që do të thotë se nuk është kategori që zhvillohet edhe në situatën Covid-19. (A2 Televizion)