“Arratisje” nga vapa, Pogradeci ofron plazh, mikpritje dhe freski

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 10:17 | Aktualitet
“Arratisje” nga vapa, Pogradeci ofron plazh, mikpritje dhe freski

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që pushuesit këtë vit të fillojnë të frekuentojnë më shpesh Pogradecin.

"Arratisje" për t’i shpëtuar vapës është shprehja më e përdorur ditët e fundit. Pushues nga Tirana, Elbasani, por edhe nga Lushnja, kanë nisur të popullojnë plazhet e qytetit liqenor, si asnjëherë më parë që në muajin qershor.

Klima, pastërtia, mikpritja pogradecare janë arsyet kryesore që këta pushues nuk e tradhtojnë Pogradecin.

Tushemishti, Driloni dhe Lini janë destinacionet afër Pogradecit ku pushuesit mund të shëtisin dhe të kalojnë ditët e pushimeve. Ndërsa ka pushues që po e mendojnë të bëhen edhe pogradecarë.

Në Pogradec, tashmë, kanë nisur edhe aktivitetet kulturore në amfiteatrin e qytetit në kuadër të programit veror 100 ditë në Pogradec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos