Vijon aksioni në Golem e Kavajë për lirimin e plazheve, hiqen qindra shezlongë dhe çadra

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 11:06 | Aktualitet
Vijon aksioni në Golem e Kavajë për lirimin e plazheve, hiqen

Një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara pa leje, policia ka zbritur në terren për të intensifkuar aksionin "Bregdeti ynë", të nisur pak kohë më parë.

Policia njofton se ka evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra, nga kontrollet në Golem dhe Kavajë, përgjatë Përroit të Agait në drejtim të Karpenit. Sipas Policisë, operacioni vijon pa problem dhe kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Kjo është faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Një ditë më parë, Rama u bëri thirrje subjekteve që t'i lironin vetë hapësirat e zaptuara pa leje, ose në të kundërt do të largohen me pahir dhe do i konfiskohen të gjitha çadrat e shezlongët, për të mos iu kthyer më.

Kujtojmë se mesnatën e së shtunës, konflikti për shfrytëzimin e lejes së plazhit çoi në 4 viktima dhe dy të plagosur në Velipojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos