Mes autorit dhe përkthyesit, një histori dashurie dhe hakmarrjeje nga Kleo Lati

Nga A2 CNN
23 Qershor 2019, 15:48 | Kulturë

Edhe pse njihet me së shumti për përkthimet nga greqishtja, Kleo Lati vendos të na tregojë autorin dhe krijuesin që gjendet mes rreshtave të një libri.

Romani i fundit i sjellë nga botuesi Rexhep Hida është një histori dashurie dhe hakmarrjeje që mund ta merrni me vete ngado.

Vetë shkrimtari tregon se përtej mesazhit që gjendet në titull, ky libër na udhëzon të gjejmë të bukurën brenda vetes.

“Është  një hakmarrje ndaj të keqes, ndaj mureve që ngre jeta”, shpjegon autori.

Kleo Lati

Lati e prezanton romanin e tij të fundit pak pasi ka publikuar edhe përkthimin e veprës së dytë të Vasilis Vasilikos në shqip. Por, të dyja punët nuk e kanë penguar rrugëtimin e secilës, sepse përkthimin autori e konsideron një rikrijim.

“Unë nuk mund të shkruaj kur nuk kam frymëzimin e brendshëm. E njëjta gjë me ndodh me përkthimin, sepse është një rikrijim. Në këtë mënyrë ndodh ajo që quhet kalimi nga një shtrat në një shtrat tjetër, pra një tradhti, por një tradhti e bukur në qoftë se arrin të përcjellë me besnikëri atë që dëshiron të thotë shkrimtari i huaj”, rrëfen Lati.

Mes kësaj tradhtie të bukur dëshiron edhe autori të jetojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos