Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, prapaskenat nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se një pjesë e deputetëve demokratë kërkojnë favore nga kryeministri Rama dhe zgjidhjen e marrin më shpejt sesa një socialist.
“Tani kemi një situatë dhe po shohim që po dalin grupe. Këto grupe luftojnë kush do jetë në rrethin e parë apo të dytë të Berishës. Kërkojnë, sepse shumica e deputetëve e rrethit të parë të Berishës nëse dërgon një SMS te pushteti për një punë SMS e merr më shpejt zgjidhjen dhe përgjigjen se një socialist. Por po të kërkojë një socialist ndoshta e ka më të vështirë”, tha Hoxha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij, grupimet që po shfaqen herë pas here në PD nuk janë lëvizje reale politike, por përpjekje për të fituar pozicione.
“Këto grupet dalin herë pas here kur i lëkunden pozita kryetarit. Pas zgjedhjeve të 11 majit filloi një fushatë për kërkesë analize për zbatim të statusit të nenit Basha, por kjo ishte në fazën kur po ndaheshin pozicionet në parti” theksoi ai në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Hoxha ngriti shqetësimin se shumica e degëve lokale të PD-së janë joaktive.
“Në 90% të degëve nuk hapen zyrat. Nuk ka PD në Korçë, Durrës e Shijak. Kush mban përgjegjësinë për këtë? Sa nga drejtuesit kanë shkuar në Fier, Elbasan apo Berat?”, tha ai në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij kriza në PD nuk mund të zgjidhet pa u sqaruar pozicioni i Sali Berishës pas shpalljes “non grata”.
“Kjo çështje në PD do të zgjidhet kur të zgjidhet pse filloi. A ka një makinë kohe që të kthehen në 2021? Kishte entuziazëm, kishte shpresë. Kjo zgjidhet vetëm kur të zgjidhet çështja Berisha. E gjithë partia është futur në këtë proces pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Po nuk u zgjidh kjo çështje nuk zgjidhet çështja PD dhe kështu do lëngojë”.
(A2 Televizion)
