Askush të mos dalë në përfundime pa u numëruar edhe vota e fundit. Është ky mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, nga Shkolla e Kuqe në kryeqytet, ku BE po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave. Ai bëri thirrje që procesi të vijojë pa probleme dhe pa vonesa.
“Po shkoj në disa qendra numërimi dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim që të rifillojë sërish. Procesi duhet të vijojë pa probleme dhe vonesa se kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët duan të mësojnë rezultatin. Zgjedhësit shqiptarë e dhanë votën e tyre, ka pasur pjesëmarrje të lartë dhe ky është tregues i jetës demokratike në Shqipëri. Kam pritur këtë proces të ri projektin pilot në njësinë 10 si shenjë e mirë e funksionimit të procesit elektronik. Po presim me qetësi siç kanë bërë thirrje liderët dhe presidenti që të mos kalohet pa u numëruar të gjitha votat, edhe vota më e fundit. Të mos arrijmë në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat në vend”.
Soreca njoftoi se në orët e vona të mbrëmjes do të ketë edhe një deklaratë nga udhëheqësit e BE-së në lidhje me procesin zgjedhor në Shqipëri, teksa paralajmëroi edhe atë të OSBE-ODIHR, në orën 15:00.
“Ne do vijojmë punën tonë me vëzhgimin. Do shohim si po ecën procesi, kemi 50 skuadra në të gjithë Shqipërinë dhe do ta ndjekim procesin nga afër. Në orën 3:00 do ketë konferencë me gjetjet paraprake të OSBE ODIHR. Sot do të ketë një deklaratë nga udhëheqësit e BE”. (A2 Televizion)