Kandidatja Bora Muzhaqi në emër të Partisë Socialiste i ka bërë apel PD-së të mos vonojë procesin e numërimit.
“Ndërkohë që shqiptarët presin rezultatin, i bëjmë apel miqësisht rivalëve, Partisë Demokratike, për të mos e vonuar procesin, duke kërkuar vazhdimisht pushim. Nuk ka kohë për pushim”.
Muzhaqi shtoi se “qytetarët meritojnë ta mësojnë sa më parë rezultatin përfundimtar. Ishte ndeshje e platformave të ndryshme, por ata janë shprehur qartë, dhe partitë tashmë kanë detyrën t’iu shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit”. (A2 Televizion)