Meta: Kuvendi synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 20:13 | Politikë
Meta: Kuvendi synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së hënës, deklaroi se Kuvendi ka dhunuar procedurat në procesin farsë, sipas tij, “që synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti”.

Kreu i Shtetit u ndal te zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese, duke lexuar disa nga pyetjet dhe përgjigjet në seancë, duke shtuar se nesër, në orën 09:00, do të jenë të publikuara të 72 pyetjet dhe përgjigjet.

https://a2news.com/2022/02/07/seanca-per-shkarkimin-e-metes-ne-kushtetuese-dervishaj-3-shkeljet-e-kuvendit-manipulim-provash-dhe-deformim-aktesh/

“Presidenti ka pasur një qëndrim shumë të qartë midis forcave politike, pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar asnjë subjekt politik. Presidenti ka ndërmarrë disa herë iniciativa drejtuar të dyja palëve për të zbatuar Reformën në Drejtësi. Presidenti ka ndërmarrë reforma për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, po ashtu ka ndërmarrë iniciativa për shmangur përplasjen dhe këto janë fakte, me të cilat gjykata është njohur”, tha Meta.

“Edhe gjatë pandemisë, Presidenti ka ndërmarrë nisma për ruajtjen e paqes dhe qetësisë”, shtoi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos