Mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit, Neziri: Një ndikim më i madh nga SHBA mund të gjejë zgjidhje deri më 6 tetor

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 22:57 | Politikë
Mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit, Neziri: Një ndikim

Për gazetarin nga Maqedonina e Veriut Xhelal Neziri mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit do të vijojnë të zgjidhen me ndërmjetësim. Në studion e “Absolut 4” ai tha se popujt e Ballkanit nuk kanë nivel diplomacie që problemet t’i zgjidhin vetë. Lidhur me veton e Bullgarisë ai shprehet se problemi me të nuk mund të zgjidhet me dekret apo marrëveshje, por mund të zgjasë me dekada. Sipas tij propozimi portugez është i duhuri për zgjidhjen e problemit.

“Mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit është parë që nuk janë zgjidhur vetëm por me ndërmjetësim europian dhe amerikan, dhe kështu vazhdon të jetë. Janë të grumbulluara shumë probleme që popujt e Ballkanit nuk kanë një nivel diplomacie që t’i zgjidhin vetë. Problemi kryesor është këmbëngulja e bullgarisë që të ketë një perspektivë për atë që ka ndodhur para vitit ‘45. Pasi sipas tyre populli maqedonas është formuar nga ‘45 kur është unifikuar gjuha maqedonase, ka qëndrime që unë besoj nuk zgjidhen me dekret apo marrëveshje është debat shkencor që mund të zgjasë me dekada. Propozimi portugez është një bazë e mirë për t’u zgjidhur problemi. Projektet e ndryshme rajonale janë në kuadër të stabilizim asocimit”.

Sipas Nezirit vetoja bullgare për bllokimin enegociatave ka sjellë rënie të shpresës dhe besimit se vendi mund të anëtarësohet në BE dhe kjo thekson ai krijon terren për ndikim nga vende keqdashëse. Por për Nezirin një ndikim më i madh nga SHBA mund të gjejë zgjidhje deri më 6 tetor kur pritet të mbahet samiti i radhës i BE.

“Vetoja bullgare bllokon hapjen e negociatave dhe kjo paraqet demotivim të madh. Ka një anketë që u publikua dje nga Instituti Ndërkombëtar Republikan Amerikan, që disponimi për anëtarësim në BE është në rënie kur Franca bllokoi hapjen e negociatave dhe kërkoi reformimin e metodologjisë tani kemi rënie të shpresës e besimit që vendi do të bëhet anëtar dhe kjo krijon terren për ndikime nga vende keqdashëse. Problemi i cili është me dekada. Së fundmi kishte plotësim të listës së zezë të departamentit të thesarit amerikan, që është një mjet për të ushtruar një lloj presioni për të mos cenuar sigurinë dhe si mjet as korrupsionin. Në Maqedoninë e Veriut që pas konfliktit të 2001 ka persona që kanë rrezikuar marrëveshjen e Ohrit dhe në Bullgari janë gjetur biznesmenë e figura që janë parë si presion i drejtpërdrejt mbi elitën bullgare. Takimi i sotëm ishte para agjendës zyrtare në Sofje. Borisov doli me qëndrime të buta duke u tërhequr nga pozicionet e forta që kishte para zgjedhjeve të 2 prillit. Mendoj se me një ndikim më të madh të SHBA mund të gjendet një zgjidhje deri më 6 tetor kur pritet të mbahet samiti i radhës i BE kur Sllovenia merr presidencën që mund të arrihet një lloj kapërcimi dhe të zhbllokohet rruga e integrimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos