
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe për çështjen e vaksinës anti-Covid.
Sipas Bashës, Rama shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën dhe u kthye duarbosh. Ai shtoi se ka biseduar me partnerë dhe ka marrë premtime që të paktën të vaksinohet sa më shpejt personeli mjekësor.
“E ka bërë më keq se kushdo tjetër sigurimin e vaksinës. Shkoi në Nju-Jork për sigurimin e vaksinës dhe serviri një foto nga një muze. Erdhi duarbosh. Edhe Maqedonia i ka marrë masat, edhe Kosova po ashtu.
Është e vërtetë që në çdo bisedë që kam zhvilluar me miqtë, iu kam kërkuar që pavarësisht sjelljes skandaloze të kryeministrit të bëjnë gjithçka. Dhe kam marrë premtime serioze me synimin për vaksinimin e shëndetësisë një orë e më parë”, tha Basha. (A2 Televizion)