Ndikimi sezonal, euro bie në nivelin e 122,5 lekëve

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 16:43 | Ekonomi
Ndikimi sezonal, euro bie në nivelin e 122,5 lekëve

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj lekut përgjatë dy javëve të fundit, pas një periudhe të gjatë relativisht të qëndrueshme. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e regjistron nivelin e euros në 122.55 lekë, më i ulëti që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Sipas ekspertit për ekonominë, Adrian Civici, këtë vit kemi një rikthim të trendit sezonal që përsëritet në vendin tonë prej vitesh.

Megjithatë, sipas Civicit, nuk mund të mohohet ndikimi i fortë që vjen nga paratë e pista, që hyjnë në ekonomi.

Në fillim të javës, Banka e Shqipërisë tërhoqi në ankand 11.5 milionë euro nga tregu, në kuadër të një operacioni të planifikuar më herët për blerje valute. Por kjo nuk ndikoi në stabilizimin e kursit.
Verën e kaluar në ekonominë shqiptare munguan mbi 1 miliard euro të ardhura nga pushuesit e huaj, faktor përcaktues që çoi në mungesën e luhatjeve të forta të kësaj valute. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos