Në pritje të ''Skavicës'', Rama: Do të kompensojmë dëmet nga përmbytjet, por zgjidhje është HEC-i i ri

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 15:49 | Politikë
Në pritje të ''Skavicës'', Rama: Do të

Qeveria është e gatshme të kompensojë banorët për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Konfirmimi erdhi nga kryeministri Rama, i cili vlerësoi menaxhimin e mirë, sipas tij, të kaskadës së Drinit. Ndërsa zgjidhja përfundimtare për zonën do të jetë Skavica, theksoi ai.

Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës do të jetë shpëtimi i ultësirës së Shkodrës nga vërshimet e ujit. Pohimi është i kryeministrit Rama, që e vlerëson shumë të mirëmenaxhimin e kaskadës së Drinit gjatë përmbytjeve të fundit.

Përmbytjeve u dedikoi konferencën për shtyp të kësaj jave, ku u pyet nëse është i gatshëm të dëmshpërblejë banorët e dëmtuar.

Një përgjigje e kishte edhe për presidentin Meta, që kërkoi të ngrihej i gjithë shteti në këmbë, duke i ardhur në ndihmë edhe financiarisht qytetarëve në zonat e përmbytura.

Sa i përket rrugëve të dëmtuara, Rama kërkoi të mos sulmohen kompanitë e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së tyre, pa pasur një analizë të shkaqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos